Liverpooli fiton me rikthim 7:2 kundër Blackpool

  • A.P /
  • 06 September 2020 - 10:36
Liverpooli fiton me rikthim 7:2 kundër Blackpool

Liverpooli e ka shkatërruar Blackpoolin duke e mposhtur 7:2 në një ndeshje miqësore të shtunën në Anfield, edhe pse po humbiste 2:0.

Në ndeshjen e fundit përgatitore të Liverpoolit, klubi i League One – niveli i tretë i futbollit anglez – Blackpool kaloi në epërsi pas 15 minutave, kur CJ Hamilton shënoi, para se Jerry Yates ta dyfishonte epërsinë nga penalltia.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Joel Matip e ktheu Liverpoolin në lojë duke shënuar me kokë.

Në fillim të pjesës së dytë, Sadio Mane dhe Roberto Firmino i shënuan dy gola të shpejtë për epërsinë e parë të skuadrës së Jurgen Kloppit në këtë miqësore.

Harvey Elliott u fut në lojë nga stoli dhe e shënoi golin e parë për klubin, para se Minamino ta shënonte të pestin për Liverpoolin, i cili ishte në kontroll të plotë të ndeshjes.

Divock Origi dhe Sepp van den Berg shënuan në fund për ta kompletuar triumfin e thellë të të kuqve.

Xherdan Shaqiri nuk ishte fare pjesë e skuadrës së Jurgen Kloppit për këtë takim, shkaku i lëndimit. 

(Kosova Sot Online)