Konfirmohen tri mungesa te Kosova për ndeshjen ndaj Andorras

  • A.P /
  • 06 June 2026 - 13:30
Konfirmohen tri mungesa te Kosova për ndeshjen ndaj Andorras

Konfirmohen tri mungesa të rëndësishme në radhët e Kosovës para ndeshjes miqësore ndaj Andorrës, që zhvillohet nesër në Prishtinë.

Menaxheri i kombëtares, Bajram Shala, ka bërë të ditur në konferencën për media se tre futbollistë nuk do të jenë pjesë e grumbullimit për këtë sfidë.

“Aro Muric është liruar nga grumbullimi, ndërsa edhe Amir Saipi dhe Rilind Nivokazi janë liruar për arsye personale,” u shpreh Shala.

(Kosova Sot Online)