Ansu Fati bëhet golashënuesi më i ri në historinë e Kombëtares së Spanjës

  • S.A /
  • 07 September 2020 - 09:00
Ansu Fati bëhet golashënuesi më i ri në historinë e Kombëtares së Spanjës

Ylli i Barcelonës, Ansu Fati, është bërë golashënuesi më i ri në historinë e ekipit kombëtar të Spanjës, pas golit që e shënoi në fitoren e thellë kundër Ukrainës në Ligën e Kombeve të dielën.

Fati u përfshi në dy gola në fitoren e Spanjës 4:0 kundër Ukrainës në stadiumin Alfredo Di Stefano.

Ai e fitoi një penallti në fillim të takimit, të cilën në gol e shndërroi kapiteni Sergio Ramos.

Pas gjysmë ore lojë, adoleshenti doli në skenë. Ai e shënoi golin e parë në fanellën e Spanjës duke e mposhtur portierin e Ukrainës me një goditje nga largësia, pasi i trullosi dy mbrojtës fillimisht.

Me këtë gol, ai u bë lojtari më i ri që shënon për ekipin kombëtar, në moshën 17 vjeçare e 311 ditë.

Ky rekord mbahej nga Juan Errazquin, i cili kishte shënuar gol për Spanjën në moshën 18 vjeçare e 344 ditë, në një ndeshje kundër Zvicrës më 1925.

(Kosov Sot Online )