Belgjika pa problem mposht Islandën, Anglia vetëm barazim në Danimarkë

  • A.P /
  • 08 September 2020 - 22:54
Belgjika pa problem mposht Islandën, Anglia vetëm barazim në Danimarkë

Kanë përfunduar dy ndeshjet në kuadër të grupit 2 të Ligës A të Kombeve. Belgjika pa problem e mposhti Islandën me rezultat 5-1, duke marrë kështu kryesimin e grupit me gjashtë pikë, kurse Anglia nuk arriti të bëj asgjë në Kopenhagë ku barazoi me Danimarkën

Belgjika është treguar superiore edhe njëherë në kuadër të Grupit 2 të Ligës A të Kombeve. Në ndeshjen e dytë Danimarkë-Angli nuk pati gola.

Belgjika-Islanda

Belgjika ka vazhduar serinë e mirë me fitore në kuadër të Ligës së Kombeve. Pasi mposhti Danimarkën, belgët kanë mposhtur edhe Islandën sonte me rezultat 5-1.

Ndeshja filloi shumë më mirë për islandezët të cilët edhe erdhën në epërsi në minutën e 10-të të pjesës së parë. Fridjonsson do të godiste me fuqi por që topi do të devijohej dhe do të përfundonte në gol. Belgjika nuk vonoi shumë dhe e përmbysi këtë rezultat duke shënuar dy gola në një interval kohorë prej shtatë minutash. Fillimisht shënonte Witsel në minutën e 13 kurse në minutën e 17 Batshuayi do ta kalonte në epërsi Belgjikën.

  

Me rezultat 2-1 përfundoi pjesa e parë kurse në pjesën e dytë Belgjika arriti që të shënonte edhe dy gola. Në minutën e 50-të shënonte Dries Mertens kurse në minutën e 69-të Batshuayi do të shënonte golin e dytë, një gol të bukur me thembër.

 

Doku do ta shënonte golin e pestë për belgët në minutën e 80-të.

Me këtë fitore Belgjika arrin në kuotën e 6 pikëve nga dy ndeshje të luajtura në Grupin 2 të Ligës A të Kombeve.

Danimarka-Angli 0-0

Anglia ka bërë një paraqitje jo të mirë edhe në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve.

Me shumë ndryshime, për shkak të skandalit që ndodhi në Islandë, ku Anglia fitoi në minutat e fundit, sonte kjo gjë nuk ka ndodh në Kopenhagë të Danimarkës.

Ndeshja ishte e barazpeshuar me Anglinë që kishte tentime më shumë por që nuk arriti që të fitonte atje.

Me këtë barazim Anglia është në vendin e dytë me katër pikë, dy më pak se Belgjika që është në vendin e parë. Vendin e tretë e ka Danimarka me 1 pikë kurse në të katërtin është Islanda me 0 pikë. 

(Kosova Sot Online)