Marcelo e uron 100 herë Ronaldon

  • S.A /
  • 10 shtator 2020 - 13:43
Marcelo e uron 100 herë Ronaldon

Marcelo, mbrojtësi i Real Madridit, ka uruar Cristiano Ronaldon për arritjen e madhe me Portugalinë.

CR7, si një makinë e vërtetë golash, ka arritur në 101 finalizime me Portugalinë, shifra të frikshme që vështirë se do t’i arrijë ndonjëherë ndonjë futbollist tjetër pas tij, derisa para tij tashmë e ka bërë këtë Ali Daei.

Pas ndeshjes në Nations League, ku edhe shënoi golat për 100 dhe 101 me fanellën e Portugalisë, Ronaldo mori mesazh nga shoku i ngushtë dhe ishi i skuadrës, Marcelo, me të cilin për nëntë sezone luajtën te Real Madridi.

“Përshëndetje Cris, vëllai që më dha futbolli, jam i lumtur që mund të të uroj për 100 golat e shënuar me ekipin kombëtar. E di se çfarë keni bërë për vendin tuaj dhe se çfarë do të vazhdoni të bëni”, thotë Marcelo në një video të publikuar në rrjetet sociale.

35-vjeçari është lojtari i dytë që arrin shifrën e 100 golave me kombëtare pas Ali Daei, që ka shënuar 109 herë për Iranin.

(Kosova Sot Online )