Mitrovicasit sonte mund të shpallen kampionë

  • A.P /
  • 20 May 2026 - 12:30
Mitrovicasit sonte mund të shpallen kampionë

Bashkimi dhe Trepça do të përballen sërish në Prizren, kësaj radhe në finalen e katërt të “Play-off”-it të ProCredit Superligës.

Sfida pritet të jetë shumë interesante dhe spektakolare, ashtu si gjithë “Play-off”-i i elitës. Dueli pritet të fillojë në orën 19:30.

Prizrenasit synojnë fitoren për të ngushtuar serinë finale në 3:1, kurse mitrovicasit për të fituar dhe për tu shpallur kampion për herë të tretë radhazi.

Në tri sfidat e para, ‘Xehetarët’ fituan 94:79 dhe 93:83 në Mitrovicë dhe 80:84 në Prizren.

Bashkimi është shpallur një herë kampion i Kosovës, më 2018, kurse Trepça më 1993, 2000, 2001, 2012, 2024 dhe 2025. Në finalet e vitit të kaluar, mitrovicasit fituan 4:2.  

Këto dy skuadra u përballën edhe në dy finalet e fundit të Kupës së Kosovës, ku fituan kampionët.

(Kosova Sot Online)