Arteta qetëson tifozët për Aubameyangun

  • S.A /
  • 11 September 2020 - 16:34
Arteta qetëson tifozët për Aubameyangun

Aubameyan do të vazhdojë ta veshë fanellën e Arsenalit. Ai që nga viti 2017, ka bërë 110 paraqitje me Arsenalin, ka shënuar 71 gola.  Mikel Arteta u ka thënë fansave të Arsenalit se mund “të qetësohen” për situatën e Pierre-Emerick Aubameyang.

Aubameyang kërkonte të ndërronte skuadër, por në fund duket se do të vazhdojë të qëndrojë dhe do të rinovojë kontratën për dy apo tre sezone. “Mendoj se ata mund të qetësohen”, tha trajneri i Arsenalit. “Mund të them se kam edhe më shumë besim se sa që kisha në fund të sezonit të kaluar”.

Auba është pjesë e Arsenalit që nga janari i vitit 2017.

Deri sot, ai ka bërë 100 paraqitje me ‘Topçinjtë’, ka shënuar 71 gola.

(Kosova Sot Online )