Ronaldo e shënon golin e parë në epokën e Prilos në Juventus

  • A.P /
  • 13 September 2020 - 11:55
Ronaldo e shënon golin e parë në epokën e Prilos në Juventus

Cristiano Ronaldo e ka shënuar golin e parë në epokën e trajnerit Andrea Pirlo në Juventus, i ndihmuar nga blerja e re Dejan Kulusevski.

Sulmuesi portugez e kaloi Juventusin në epërsi 1:0 në një ndeshje miqësore kundër Novara, që po zhvillohet momentalisht në Torino

Ronaldo realizoi në minutën e 20-të, pas një aksioni të rrjedhshëm të bardhezinjve, me Kulusevskin – i cili iu bashkua Juves këtë verë nga Parma – që asistoi.

Kjo është ndeshja e parë e Pirlos në stolin e Juventusit.

Pirlo u emëruar trajner i klubit nga Torino këtë verë, menjëherë pas shkarkimit të Maurizio Sarrit.

Kjo është puna e parë e Pirlos si trajner. 

(Kosova Sot Online)