Liverpool FC kompleton transferimin e Thiago Alcantara

  • A.P /
  • 18 September 2020 - 18:15
Liverpool FC kompleton transferimin e Thiago Alcantara

Liverpool e ka kompletuar transferimin e Thiago Alcantara nga FC Bayern Munich.

Mesfushori spanjoll ka nënshkruar kontratë afatgjate me Reds dhe bëhet transferimi i dytë i kampionit të Anglisë këtë afat, pas transferimit të Kostas Tsimikas në gusht.

“Është një ndjenjë mahintëse. Po e prisja këtë moment që për një kohë të gjatë dhe jam shumë, shumë i lumtur që jam këtu”, ka thënë Thiago pas kalimit në Liverpool.

“Kur vitet kalojnë, ju përpiqeni që të fitoni sa më shumë që mundeni-kur fitoni, ju dëshironi që të fitoni më shumë. Mendoj që ky klub e përshkruan atë që e dua edhe unë: dëshiroj të arrijë të gjitha synimet, të fitojë sa më shumë trofe që mundem”.

“Po ashtu, kjo familje më është nevojitur për shkak unë dua që të kem marrëdhënie shumë të ngushtë me klubin dhe mendoj që këtë e ndjej këtu, dua ta kem këtë ndjenjë edhe me këtë klub po ashtu”.

Thiago ka kaluar në Anfield pasi që e ndihmoi Bayernin që të fitojë tripeletën sivjet, Bundesligën, kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve, ku ai luajti 40 ndeshje.

29 vjeçari ka po ashtu 39 paraqitje për Spanjën, ka kaluar shtatë sezone në Allianz Arena para se të transferohet në Gjermani nga Barcelona, ku edhe e filloi karrierën.

Në total, Thiago ka fituar nëntë tituj në ligë, dy herë Ligën e Kampionëve, dy herë Boërorin e klubeve me klubet e tij të mëparshme. 

(Kosova Sot Online)