Nëse dështon Telles, United kërkon Tagliafico

  • A.P /
  • 22 September 2020 - 21:39
Nëse dështon Telles, United kërkon Tagliafico

Sipas The Sun, mbrojtësi i majtë i Ajaxit, Nicolas Tagliafico mund të përfundojë në Manchester United nëse ata dështojnë për ta transferuar Alex Telles nga Porto

United janë në bisedime me Porton për një transferimin e Telles nga Porto dhe janë duke e marrë në konsideratë që të transferojnë një mbrojtës që Luke Shaw të këtë garë.

Tagliafico mund të jetë i gatshëm për 23 milionë funte për United.

28 vjeçari ishte ishte edhe në listë të Leicesterit si zëvendësues i Ben Chilëeel që kaloi në Chelsea, por ata blenë Timothy Castagne nga Atalanta.

Në të njëjtën kohë, Atletico Madrid ka probleme financiare dhe duket se nuk do të mund ta merr mbrojtësin i cili ka edhe 25 paraqitje për vendin e tij.

Kohëve të fundit, United ka rritur presionin për Telles duke e ofruar Diogo Dalot plus para.

Megjithatë, gjigantët portugez e kanë kthyer pas ofertën pasi që ata nuk duan ta kthejnë lojtarin e tyre-i cili e la Porton më 2018 që ti bashkohet Unitedit. 

(Kosova Sot Online)