Werderi i do së paku 20 milionë euro për Rashicën

  • G.G /
  • 24 September 2020 - 16:18
Werderi i do së paku 20 milionë euro për Rashicën

Milot Rashica ishte njëri prej emrave më të përfolur në futbollin gjerman në sezonin e fundit. Por, deri tash nuk ka arritur ende ndonjë ofertë zyrtare bindëse për yllin kosovar. Werder Bremeni tashmë e ka vendosur çmimin për 24 vjeçarin

Afati kalimtar i verës po shkon drejt fundit, por Milot Rashica vazhdon të mbetet në Werder Bremen.

Ylli kosovar ishte njëri prej emrave më të përfolur në futbollin gjerman gjatë sezonit të fundit.

Por, deri tash nuk ka arritur ndonjë ofertë zyrtare bindëse për 24 vjeçarin.

Flitet se interesim serioz për përfaqësuesin kosovar ka shfaqur Aston Villa në Angli, pastaj Napoli në Itali dhe Leipzigu në Gjermani.

Vushtrriasi ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022, por ai shpreson të largohet prej aty para 5 tetorit, kur edhe do të mbyllet afati kalimtar.

Werderi është i vendosur në kërkesën e tij: i do së paku 20 milionë euro për kartonin e Rashicës.

Derisa ta gjejë një klub të përshtatshëm për lojtarin, Werderi mund ta angazhojë atë në ndeshjen kampionale me Schalken.

Ish-futbollisti i Vushtrrisë dhe Vitesses është rikthyer në stërvitje me grupin të martën pas një lëndimi që e kishte pësuar më parë.

(Kosova Sot Online)