Aouar drejt Arsenalit

  • A.P /
  • 25 September 2020 - 22:54
Aouar drejt Arsenalit

Houssem Aouar pritet që të jetë lojtar i Arsenalit pasi që skuadra londineze ka arritur marrëveshje personale me lojtarin dhe Gunners kanë bërë ofertë për të në Olympique Lyonnais

Houssem Aouar është rrugës për në Arsenal pasi që ka arritur marrëveshje personale. Arsenali ka mbetur për të filluar negociatat me Lyonin që në fund të arrin te marrëveshja përfundimtare.

 

Sipas Telefoot destinacionet e fundit të lojtarit janë përmendur londinezët dhe Barcelona, por kjo e fundit asnjëherë nuk ka bërë ofertë serioze për të.

Kjo ka bërë që Arsenal të prijë në garë derisa ata kanë bërë në orët e vona një ofertë prej 40 milionë euro për francezit.

Për Aouar kanë qenë të interesuar edhe Juve, ku u tha se do të bëjnë ofertë për të në fillim të kësaj vere.

Sipas Footmercato, me gjasë 22 vjeçari do të përfundojë këtë sezon në Emirates Stadium, ku ka arritur marrëveshje personale.

Aouar, nga ana e tij, ndihmoj sezonin e kaluar Lyonin që të arrijë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve e ku ata e mposhtën Juventusin në këtë garë. 

(Kosova Sot Online)