Pirlo: “Morata ishte zgjedhja e parë”

  • S.A /
  • 26 shtator 2020 - 15:53
Pirlo: “Morata ishte zgjedhja e parë”

Andrea Pirlo zbërthen Juventusin përpara mediave.

Në konferencën për shtyp para sfidës delikate ndaj Romës në Olimpico trajneri i ri i bardhezinjëve i cili e nisi aventurën e tij me një sukses të pastër ndaj Sampdorias me shifrat 3-0 foli për shumë tema që prekin ambientin bardhezi teksa nënvizoi se Alvaro Morata nuk ishte zgjedhja e tretë e Juves për sulmin, ndërsa foli edhe për emra si Dybala, Arthur, Douglas Costa e Bernardeschi. Në fund një mendim edhe për Edin Dzekon i cili mund të ishte një lojtar i Juventusit në këtë merkato, por të dielën në mbrëmje do të jetë thjeshtë një kundërshtar.

“Nuk pres asgjë. Merkato është ende e hapur dhe nëse ka ndonjë mundësi do ta shfrytëzojmë. Po prisnim sulmuesin që mbërriti dy ditë më parë. Ai pranoi, por në kokën time ishte si t’i bëja të gjithë së bashku në fushë. Morata është i rëndësishëm për ne, është një lojtar që sulmon thellësinë e zonave dhe mund të bëjë repart i vetëm. Nuk ishte një zgjedhje e tretë, por një nga përparësitë tona. Në nivelin teknik dhe taktik është lojtari që ne po kërkonim”.

“Arthur e Dybala? Për disa muaj ai nuk ka luajtur te Barcelona dhe ka nevojë për një periudhë ambientimi. Për nesër e kemi në dispozicion dhe do ta shohim nëse do të luajë apo jo. Sa i takon Dybala, do të vendosim pasdite nëse udhëton për në Romë. Këta javë ai ka punuar më së shumti në aspektin fizik. Do hedh në fushë më të mirët”.

“Douglas Costa dhe Bernardeschi mund të luajë në krah, por si sulmues. Të dytin nuk e shoh si trekuartist dhe ai pajtohet me mua për këtë pjesë. Duhet të japë më të mirën e tij edhe në krah. Do të ndryshojmë lojtarët, por jo modelin e lojës”.

“Dzeko? Mund të ishte një lojtar i Juventusit, pot mbetet një futbollist i shkëlqyer. E respektojmë atë, por fatkeqësisht do të jetë kundërshtar me ne nesër”, ka përfunduar Pirlo deklaratën e tij para mediave.

(Kosova Sot Online )