E rëndë nga Turqia, bashkëshortja e Emre Asik planifikoi një vrasje makabër për ish-futbollistin

  • S.A /
  • 26 September 2020 - 15:39
E rëndë nga Turqia, bashkëshortja e Emre Asik planifikoi një vrasje makabër për ish-futbollistin

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Turqi. Bashkëshortja e ish-futbollistit turk Emre Asik akuzohet për tentativë për vrasje ndaj burrit të saj.

Yagmur Asik mësohet se ka punësuar një vrasës me pagesë dhe madje i ka ofruar atij plot 1,2 milionë dollarë për të hequr qafe bashkëshortin e saj Emre Asik.  Çifti u martua në vitin 2012 dhe kanë së bashku tre fëmijë.

Pas disa vitesh Yagmur u përfol se ishte në një lidhje jashtëmartesore dhe Emre nuk nguroi të niste procedurat e divorcit.

Menjëherë sapo mori vesh lajmin, 27-vjeçarja vendosi ta vriste ish-lojtarin e Galatasaray.

Madje më vonë në lojë hyri dhe i dashuri i saj, Erdi Sungur, i cili ka zbuluar gjithçka për prokurorët e çështjes.

“Unë isha në një lidhje me Yagmur. Ajo po mendonte vetëm për pasurinë që do të trashëgonte pas vdekjes së Emre. Në fillim ma kërkoi mua ta vrisja, por unë nuk pranova. Më pas ajo siguroi shërbimet e një vrasësi me pagesë dhe kërkonte nga ai që t’ia zhdukte trupin. Por para se të ndodhte vrasja, vrasësi zbuloi gjithçka dhe ia tregoi Asikut,” janë fjalët e Sungur. Tashmë dyshja është në paraburgim në pritje të gjykimit për vrasjë në tentativë.

Më i qetë ndihet tashmë Emre Asik i cili në moshën 46-vjeçare mund të krenohet me faktin se në karrierën e tij e cila ka përfunduar në vitin 2008, është aktivizuar me të 3 klubet e mëdha të Stambollit, Fenerbahcen, Galatasaray-in dhe Besiktasin.

(Kosova Sot Online )