Sot kompletohet xhiroja e katërt e Superligës

  • E.K /
  • 01 October 2020 - 14:31
Sot kompletohet xhiroja e katërt e Superligës

Sot do të kompletohet xhiroja e katërt e Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja në mes të Drenicës dhe Gjilanit do të mbyllë xhiron e mesjavës, e cila kishte nisur me ndeshjen Arbëria – Feronikeli, që ishte luajturt të martën, e që përfundoi baras, 0:0.

Gjilanasit do ta kërkojnë fitoren për të shkuar sa më lartë në tabelë, ndërsa në tri pikë në shtëpi llogarisin edhe Kuqezinjtë.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 15:00.

Të mërkurën, Ballkani e fitoi derbin e javës me Llapin, 3:1, kurse Trepça ’89 e shokoi Prishtinën, të cilën e mundi 1:0.

E Drita, në ndeshjen e saj të parë sezonale, e mposhti pa problem Besën në shtëpi, 3:1.

(Kosova Sot Online)