Largimi i Gareth Bale nga Real Madridi u bëri mirë të gjithëve – thotë Giggs

  • E.K /
  • 01 October 2020 - 13:48
Largimi i Gareth Bale nga Real Madridi u bëri mirë të gjithëve – thotë Giggs

Largimi i Gareth Bale nga Real Madridi dhe kthimi në shtëpinë e vet Tottenham, ishte lëvizje e mirë për të gjithë, thotë trajneri i Uellsit, Ryan Giggs.

Pas shumë muajve thashethemesh në Spanjë, Bale u largua pas plot shtatë vjetëve në Santiago Bernabeu dhe zgjodhi të kthehet në Londrën veriore.

Palët arritën marrëveshje për huazimin e tij njëvjeçar, por ka mundësi që Bale të nënshkruajë uji permanente me Spurs në verën e vitit 2021, e jo të kthehet në Real për t’i përmbushur 12 muajt e mbetur në kontratë.

31-vjeçari është i lënduar dhe nuk do të mundë t’i ndihmojë Uellsit për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.

Duke folur për te për Sky Sports, Giggs tha: “Tani ai do të luajë më rregullisht se në Madrid. Mendoj se është një lëvizje e mirë për Gareth; është mirë për Spurs dhe mirë për Premierligë në përgjithësi, që do ta kenë dikë si ai çdo javë”. 

(Kosova Sot Online)