Real Madridi e mposht Barcelonën në garë për talentin e mrekullueshëm

  • S.A /
  • 05 October 2020 - 10:37
Real Madridi e mposht Barcelonën në garë për talentin e mrekullueshëm

Real Madridi e ka fituar garën me Barcelonën për bërjen e talentin 16-vjeçar, Rafael Obrador nga Real Mallorca.

Mbrojtësi i majtë është njëri prej futbollistëve të rinj më të talentuar në futbollin spanjoll dhe parashikohet të ketë karrierë të ndritshme.

Ai ka qenë në radarin e Real Madridit për shumë vjet, por u fut në garë për të vetëm pasi u rrit konkurrenca për blerjen e tij në javët e fundit.

Barcelona ishte ndër klubet që shfaqën interesim për të ta blerë Obradorin, por dëshira e tij ishte t’i bashkohej Real Madridit.

Reali njihet për blerjen e talenteve nga Mallorca, pasi në të kaluarën i ka rrëmbyer Pablo Ramon dhe Xavi Sintes, që janë pjesë e akademisë momentalisht së klubit, dhe Marco Asensio.

(Kosova Sot Online )