Tjetër blerje nga Bayern Munich, fotografohet me fanellën e re

  • A.P /
  • 05 October 2020 - 18:05
Tjetër blerje nga Bayern Munich, fotografohet me fanellën e re

Bouna Sarr së shpejti do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Bayern Munich.

Pas Marc Roca, Jean-Eric Maxim Choupo-Moting dhe Douglas Costa, Bayerni është gati të bëjë goditjen e katërt brenda 24 orëve.

I fundit që do t’i bashkohet bavarezëve është Bouna Sarr.

Madje tashmë kanë rrjedhur fotografi të lojtarit me fanellën e Bayernit dhe do ta veshë numrin 20, derisa Munich do ta zyrtarizojë blerjen për 10 milionë euro nga Marseille nga çasti në çast.

Bouna Sarr ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me Bayern Munich. 

(Kosova Sot Online)