Arsenali e blen “Ibrahimovicin e ri”

  • G.G /
  • 06 October 2020 - 12:53
Arsenali e blen “Ibrahimovicin e ri”

Arsenali në këtë afat kalimtar e ka konfirmuar blerjen e Nikolaj Moller nga Malmo. Sulmuesi suedez, i cili cilësohet si “Ibrahimovici i ri”, mbërriti në Londër dje.

Marrëveshja për të u arrit në ditën e fundit të afatit kalimtar. Arsenali ka pranuar t’i paguajë 500 mijë euro për ta siguruar nënshkrimin e 18-vjeçarit.

Ai ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Arsenalin.

“Qendërsulmuesi 18-vjeçar është i fuqishëm dhe ka një profil golashënuesi. Se fundmi, ai ka qenë pjesë e akademisë se Bolongnas”, thuhet në një njoftim të klubit nga Londra veriore.

Moller do të jetë pjesë e skuadrës se Steve Bould U23 tek Arsenal, pastaj me paraqitjet e tij ai pritet t’i bashkohet ekipit të parë të Mikel Artetas. Moller është ardhja e fundit e skuadrës londineze, për të ndihmuar skuadrën U23 të Boulds për sezonin e ardhshëm.

Topçinjtë janë të fokusuar që të ndërtojnë një ekip të së ardhmes, pasi që nga akademia e Arsenalit sot bëjnë pjesë Hector Bellerin, Ainsley Maitland-Niles, Bukayo Saka dhe Eddie Nketiah që të gjithë këta luajnë vazhdimisht në ekipin e parë. Reiss Nelson dhe Joe Willock vijnë nga akademia e klubit gjithashtu.

Moller ka kohë dhe shumë punë për të  bërë që t’i ndjekë hapat e ikonës Zlatan Ibrahimovic. Moller ka ngjashmëri me Ibran, i cili është sulmues i gjatë dhe i mirë me të dy këmbët.

(Kosova Sot Online)