S’ka Covid-19 në Juventus

  • A.P /
  • 07 October 2020 - 22:34
S’ka Covid-19 në Juventus

Juventusi është liruar nga “flluska” e tyre pas një serie testesh të COVID-19 ku të gjithë lojtarët kanë dalur negativ, me Cristiano Ronaldon që pritet të startojë sonte me Portugalinë kundër Spanjës

Bardhezitë janë vënë në vetizolim në hotelin J më 3 tetor pasi dy anëtarë të stafit të tyre rezultuan pozitivë

 

Në një deklaratë të kësaj mbrëmje u konfirmua që testet janë negativë por ende duhet një periudhë që ata të lirohen dhe ta vazhdojnë vetizolimin në shtëpi.

Kjo vjen pasi Gianluigi Buffon dhe Merih Demiral u raportuan nga gazetat lokale që po shkojnë në shtëpi, derisa Juan Cuadrado, Danilo, Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo janë larguar nga Torino për ndeshje me Kombëtare.

Këtë mbrëmje, Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini po ashtu janë liruar për t’ju bashkuar skuadrës së Italisë për Ligën e Kombeve për përballej kundër Polonisë dhe Holandës më 11 dhe 14 tetor.

Ata do të vazhdojnë të testohen rregullisht edhe nga stafi i Kombëtares së Italisë.

Për kuriozitet, Cristiano Ronaldo ka startuar sonte në ndeshjen e Portugalisë kundër Spanjës, pavarësisht se ai ishte pjesë e skuadrës së Juventusit që ishte vetizoluar më 3 tetor. 

(Kosova Sot Online)