Kryeministri i Kosovës: “Jemi shumë afër Euro 2020, fat sonte djema!”

  • A.P /
  • 08 October 2020 - 17:37
Kryeministri i Kosovës: “Jemi shumë afër Euro 2020, fat sonte djema!”

Përmes një postimi në llogarinë personale në Facebook, Hoti i ka uruar fat Dardanëve.

Kosova do të luajë me shumë mungesa sonte kundër Maqedonisë, në ndeshjen historike për ‘Dardanët’ me objektivin Kampionatin Evropian.

Fituesi i këtij takimi përballet me fituesin e takimit Bjellorusi – Gjeorgji në finalen e nëntorit për një vend në fazën e grupeve në Euro 2020, që do të luhet vitin e ardhshëm, i shtyrë shkaku i COVID-19.

Fatkeqësisht, për shkak dëmtimesh por edhe situatës me COVID-19, Kosova do të jetë pa portierin Samir Ujkani, kapitenin Amir Rrahmani, mesfushorët Hekuran Kryeziu, Idriz Voca dhe Besar Halimi, si dhe sulmuesit kryesorë Vedat Muriqi dhe Milot Rashica.

Sido që të jetë, të gjithë besojnë se edhe me lojtarët të Bernard Challandes i ka të gatshëm, mund të realizohet ëndrra e gjithë shqiptarëve ashtu beson edhe kryeministri, Avdullah Hoti.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka reaguar para këtij takimi. Ai përmendi në veçanti lojtarët e Dardanëve që luajnë në Itali dhe mungojnë sonte, por beson se edhe pa ta – Kosova mund t’ia dalë dhe të shkruajë historinë.

“Jemi shumë afër kualifikimit për #EURO2020. Shumë fat sonte djema!”, ka shkruar ai.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të dyja në kërkim të pjesëmarrjes së parë historike në një kampionat evropian, e siguruan këtë mundësi të artë për kualifikim pasi i fituan grupet e veta përkatëse në Ligën D në edicionin e kaluar të Ligës së Kombeve. 

(Kosova Sot Online)