Arsenali i gatshëm t’ia rrëmbejë Torresin Manchester Unitedit

  • A.P /
  • 18 October 2020 - 11:14
Arsenali i gatshëm t’ia rrëmbejë Torresin Manchester Unitedit

Arsenali është i gatshëm të futet në një betejë jashtë fushës së lojës me rivalin e përhershëm, Manchester United.

Topçinjtë po planifikojnë t’ia rrëmbejnë djajve të kuq yllin e Villarrealit, Pau Torres, sipas The Sun.

 

Unitedi e ka përgatitur një ofertë prej rreth 40 milionë eurosh për mbrojtësin 23-vjeçar dhe pritet të bëjnë ofertë për të sapo të hapet afati kalimtar i janarit.

Arsenali – i cili është në kërkim të një mbrojtësi – do të përpiqet t’ia rrëmbejë Torresin Unitedit kur të hapet afati kalimtar i dimrit.


(Kosova Sot Online)