Sulmuesi i Shqipërisë Broja: E dija se Chelsea do të më huazonte diku

  • A.P /
  • 25 tetor 2020 - 14:27
Sulmuesi i Shqipërisë Broja: E dija se Chelsea do të më huazonte diku

Armando Broja luajti ndeshjen e parë si titullar fundjavën e kaluar kundër Den Haag dhe shënoi dy gola duke i dhënë fitoren Vitesses, ndërsa pasditen e sotme do të kërkojë konfirmimin ndaj një kundërshtari si PSV Eindhoven.

Sulmuesi 19-vjeçar i Kombëtares Shqiptare dha një intervistë për kanalin e klubit holandez, ku foli për ambientin te Vitesse, dopietën e shënuar fundjavën e kaluar dhe synimet për të ardhmen.

Sa i kënaqur jeni me ambientin që keni gjetur te Vitesse?

Personalisht, mendoj se gjërat po shkojnë mirë. Jam i kënaqur që jam këtu. Skuadra, trajneri dhe stafi janë vërtet të zotë. Ata do të më ndihmojnë që të shprehem sa më mirë në fushë.

Ndaj Den Haag luajtën për herë të parë si titullar dhe shënuar dy herë.

Sigurisht, është një ndjesi e mirë sepse trajneri më besoi që të luaja si titullar dhe u ndjeva shumë i sigurt në vetvete. Më thanë që të hyja në fushë dhe të jepja më të mirën, e të ndihmoja skuadrën. Kjo është gjëja më e rëndësishme të punosh për ekipin. Jam i lumtur që e ndihmova ekipin me dy golat e mi, pasi sigurisht, fitorja është më e rëndësishme. Nuk do të kishim firmosur për barazim, pasi edhe kur mbetëm me 10 futbollistë, trajneri na tha që të luajmë dhe të shënojmë golin e dytë, dhe ne këtë bëmë.

Sezoni juaj i parë si profesionist nuk është te Chelsea, por te Vitesse

Në fakt kam qenë i përgatitur për t’u huazuar. Vitesse është klub perfekt për të më ndihmuar të përgatitem fizikisht dhe mendërisht. Përpiqem të shfrytëzoj sa më mirë mundësitë që më jepen. Tentoj të realizoj brenda 1 apo 2 mundësive, pasi dua të mos kem frikë për të shënuar.

(Kosova Sot Online)