Liverpooli ia rrëmben Bayernit edhe një superyll tjetër

  • G.G /
  • 29 October 2020 - 11:00
Liverpooli ia rrëmben Bayernit edhe një superyll tjetër

Liverpool është futur në garë për mbrojtësin e Bayern Munich David Alaba dhe pasi e transferoi Thiago Alcantaran verën që lamë pas, do të tentojë t’ia marrë edhe një tjetër yll gjigantit gjerman.

Edhe pas tri përpjekjeve Bayerni nuk ka arritur që ta bindë yllin austriak që të rinovojë kontratën. Kjo nënkupton se ai mund të largohet falas verën e ardhshme dhe do të ketë të drejtë të bisedojë me klube të tjera nga janari,

28-vjeçari ka qenë një ndër lojtarët kyç për fitimin e tripletës këtë sezon me skuadrën e Bayernit. Ai ka kontratë më klubin deri në qershor të vitit 2021.

Në rast se gjërat qëndrojnë kështu, ai mund të nënshkruaj me ndonjë klub në janar, dhe mund të largohet nga Allianz Arena në vitin 2021 si lojtari i lirë.

Interesim për të kanë shfaqur edhe klubet tjera përfshirë Manchester United, Chelsea, Juventus dhe Barcelona.

Por, Liverpool e ka në shënjestër lojtarin e Bayernit, dhe do të bëjë lëvizje menjëherë në muajin janar.

Alaba ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij si mbrojtës i krahut të majtë por sezonin e kaluar është transformuar në një qendërmbrojtës.

(Kosova Sot Online)