Reagon Juventusi, pasi Barcelona e talli atë dhe Ronaldon

  • G.G /
  • 29 October 2020 - 12:11
Reagon Juventusi, pasi Barcelona e talli atë dhe Ronaldon

Juventusi i është përgjigjur Barcelonës – e cila e talli në rrjetet sociale menjëherë pasi e mposhti në fushë në Ligën e Kampionëve të martën duke ia prezantuar Lionel Messin si më të mirin e të gjitha kohëve – duke thënë se katalonasit do ta shohin më të mirin e vërtetë në ndeshjen e kthimit në Camp Nou.

Messi bëri paraqitje mbresëlënëse në fitoren e Barcelonës 2:0 kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve në Allianz Stadium.

33-vjeçari asistoi për golin e parë të Barçës që e shënoi Ousmane Dembele, para se të shënonte vetë nga penalltia për ta vulosur fitoren të mërkurën në Allianz Stadium.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë i pati pesë pasime kyçe dhe i bëri 65 pasime në përgjithësi në pjesëfushën e kundërshtarit.

Cristiano Ronaldo mungoi në këtë takim për shkak se nuk arriti të riaftësohej nga koronavirusi në kohë.

Pas ndeshjes, Barcelona shkroi në Twitter: “Jemi të lumtur që ju keni mundur ta shihnit GOAT (më të mirin e të gjitha kohëve) në fushë, Juventus!”

Reagimi i Juventusit nuk vonoi shumë.

Admini i bardhezinjve ia la këtë koment Barcelonës në Twitter: “Mbase e keni shikuar atë (fjalë) në fjalorin e gabuar. Do t’jua sjellim (GOAT) e duhur në Camp Nou”. 

(Kosova Sot Online)