Interi ia cakton çmimin Eriksenit

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 10:30
Interi ia cakton çmimin Eriksenit

Duket se Interi është i gatshëm të heqë dorë nga Christian Eriksen, vetëm një vit pasi e bleu nga Tottenhami si një mesfushor të bujshëm.

Interi ia ka caktuar çmimin mesfushorit të vet Christian Eriksen, për afatin kalimtar të janarit.

Eriksen është transferuar te skuadra italiane Inter nga Tottenham Hostpur në janar të vitit 2020, për shifrën 27 milionë euro, por ka dështuar t’i tregojë aftësitë e tij në Itali,

Për 28-vjeçarin kanë shfaqur interesim disa skuadra si Juventus, Milan, Roma, Lazio, të cilat janë të gatshme që të transferojnë që në afatin e janarit.

Danezi, këtë sezon ka shtatë paraqitje por ende nuk ka arritur të shënojë apo të asistojë.

(Kosova Sot Online)