Arsenali në bisedime për talentin hungarez

  • S.A /
  • 11 November 2020 - 09:10
Arsenali në bisedime për talentin hungarez

Arsenali i ka nisur bisedimet për ta blerë mesfushorin e Red Bull Salzburg, Dominik Szoboszlai.

Klubi nga Londra veriore dëshiron ta transferojë talentin 20-vjeçar nga Hungaria.

Sipas gazetës së përditshme italiane, Gazzeta Dello Sport, Arsenali i ka nisur tashmë bisedimet me Salzburgun për Szoboszlai.

Arsenali është i gatshëm ta paguajë klauzolën e lirimit të tij në vlerë rreth 25 milionë euro.

Por, gjiganti i Premierligës pritet të përballet me konkurrencë nga Milani dhe Napoli për shërbimet e 20-vjeçarit, edhe pse është favorit për shërbimet e tij, sipas gazetës italiane.

(Kosova  Sot Online )