Mesazh serioz për partitë politike: Mos gaboni ta zgjidhni president të shtetit njeriun që rrezikon të na e merr përsëri Gjykata Speciale

Mesazh serioz për partitë politike: Mos gaboni ta zgjidhni president të shtetit njeriun që rrezikon të na e merr përsëri Gjykata Speciale

Hajrullah Tërnava

  • 11 November 2020 - 07:28

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Gabimet në spektrin politik të Kosovës ndodhin të shpeshta, sepse edhe megalomania e tyre për tu pasurua i ka prua deri në këtë situatë. Atyre ju interesojnë vetëm interesat personale sepse edhe që janë të marr në pyetje figurat e tyre politike, si në këtë rast Ramush Hajredini i cili pati dhënë dorëheqje nga Kryeministri, e që tani gjendet si i shenjëzuar potencial për në Gjykatën Speciale, kurse tani përsëri e synon kandimimin për President të shtetit. Nëse ndodhë kjo, nëse ai zgjidhet dhe pastaj ftohet nga Gjykata Speciale, ai përsëri do të detyrohej të arsyetohet se po jep prapë dorëheqje, pa e llogaritur demin që ia krijojnë vendit tonë dhe vetë Kosovës.

Në këtë situatë ku është futur politika kosovare, e sidomos kur i njohim prijësit e partive politike që shumë veprime i bëjnë nga xhelozia dhe inatet e tyre, e sidomos kur është në pyetje ndaj partisë LVV dhe Vjosa Osmanit, e sikur i pamë në qeverisjen e Kurtit që nuk e lanë të qeverisë së paku një kohë të konsiderueshme, por u bënë bashkë dhe në mënyrë jo legale e krijuan këtë qeveri e cila po e qeverisë vendin, nuk do të jetë befasi nëse edhe tentativa për zgjedhjen e presidentit të ri sjell një veprim të madh skandaloz si rezultat i bashkimit të krahut të partive politike të lidhura me krimin e organizuar. Prandaj nuk është befasi që zgjidhja e nyjës për mandatin e ri të Presidentit të Kosovës të jetë e kushtëzuar edhe me formulën e riformatimit të Qeverisë Hoti, për ta shpëtuar vendin nga zgjedhjet e reja të parakohshme.

Ndryshe inatet politike do ta thellojnë akoma më shumë krizën duke futur vendin në zgjedhje të reja pikërisht në kohën kur skadon edhe mandati kushtetues i ushtrueses së detyrës së Presidentit Vjosa Osmanit. Tani mbetet të shohim se a do të arrijnë partitë politike të merren vesh me konsensus për ta zgjedhur dhe votuar brenda afatit Kushtetues, Presidentin e ri të Kosovës, pas dorëheqjes së detyrueshme të Hashim Thaçit për shkak të Gjykatës Speciale, derisa ekziston një polarizim i ashpër mes pozitës dhe opozitës, e sidomos kur vet Isa Mustafa haptas u deklarua se kurrsesi nuk është që Vjosa Osmani të zgjidhet Presidente, përkundrazi ai deklarohet se posti i presidentit i takon PDK sepse si llogarit ai, Kryeministri i takon LDK si tani dhe LVV-ja ta mbanë eventualisht Krye parlamentaren. Nëse analizohet këto të thëna të Ises, atëherë edhe më tutje do të tentohet që kjo qeveri të mbetet në pushtet, sepse po u vendos me shkua në zgjedhje të reja dihet se çfarë do e pretë partin e Isa Mustafës (LDK), sepse edhe me shkua në zgjedhje të reja Isa më nuk e dinë se kënd ta me e kandidue për Kryeministër sepse tani si ka mbetur asnjë njeri autoritativ që mundë ti sjell vota. Ai vetë as që guxon të kandidohet për atë post, prandaj këto lojëra të ndyta të këtij kryetari të kësaj partie është shembull i vetëm në politikat regjionale, e pse jo edhe ndërkombëtare, që ky kryetar nuk guxon të kandidohet në zgjedhje për Kryeministër sepse e din që do të pësoj debakël, prandaj ky do të bënë ç’mos që ti shtyn këto zgjedhje dhe ti jep shansin kësaj qeverisje Hoti që sa më gjatë të jetë në pushtet.

Prandaj marrë në tërësi një veprim i tille do të ishte gabim tjetër fatal i spektrit politik të Kosovës nëse e bëjnë gabimin e njëjtë sikurse me kandidaturën e Hashim Thaçit që e votuan për President, pavarësisht që ishte e pritshme se do të ballafaqohet me drejtësinë, për shkak se gjithçka ishte në proces, dhe emri i tij i printe listës së gjatë të raportit te Dicka Martit, mbi bazën e të cilit u ngritën edhe aktakuzat për gjithë ish komandantët e UCK-së dhe drejtuesit kryesor të Shtabit të Përgjithshëm. Prandaj marrë në tërësi është jo serioze tani paraqitja e kandidaturës për president të Kosovës nga kreu i AAK-së Ramush Haradinaj dhe insistimi i tij që të mbështetet me çdo kusht, kur dihet fakti se edhe Haradinaj, njësoj sikur Hashim Thaçi dhe të tjerët ish struktura të luftës, është intervistuar nga Prokuroria Speciale për krimet e luftës, dhe për këtë arsye kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të vendit.

Të gjithë politikanët kosovar i bëjnë llogaritë e tyre individuale dhe mes partive të tyre dhe nuk i lejojnë partitë tjera të cilave jua kanë frikën që të përforcohen, përkundrazi bëjnë ç‘mos me dredhia të ndryshme dhe bashkohen për ta kapur pushtetin në emër të qeverisjes, sepse i dinë të këqijat e tyre që ia kanë shkaktua këtij vendi dhe për pasojë shumicën e kokave të tyre politike do të detyroheshin të shkojnë në burg, kurse pasuria e tyre të konfiskohet dhe ti kthehet shtetit, qoftë ajo pasuri e tundshme apo e pa tundshme e krijuar duke zhvatur dhe vjedhur të mirat publike të shtetit e të qytetarëve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".