Caktohet data e zgjedhjeve te Barcelona

  • S.A /
  • 13 November 2020 - 10:34
Caktohet data e zgjedhjeve te Barcelona

Në takimin e ditës së enjte, bordi drejtues i përkohshëm te skuadra katalonase ka vendosur që zgjedhjet të mbahen më 24 janar 2021.

Përfaqësuesit e klubit do të takohen me qeverinë javën e ardhshme për të vendosur rreth zgjedhjeve duke e ndjekur protokollin për pandeminë e COVID-19.

Njëra nga ideja është që të vendosin kutia postare ne disa pika të ndryshme që të mos lejojnë tubimet e mëdha të votuesve.

Bordi i Barçës ka punuar me qeverinë në këto 10 ditë e fundit për organizimin e zgjedhjeve, dhe data që është vendosur është 24 janari i vitit të ardhshëm.

Barcelona është pa një president zyrtar që kur dha dorëheqje Josep Maria Bartomeu, në fund të tetorit.

Pasi që tani dihet data e zgjedhjeve dhe është bëre zyrtare, pritet që të bashkohen më shumë emra në listën e kandidatëve për president të Barcelonës.

Deri tani në listë për kandidat janë: Xavi Vilajoana, Victor Font, Toni Freixa, Jordi Farre, Agusti Benedito, Pere Riera and Lluis Fernandez Ala.

Ndërsa ish-presidenti i Barçës, Joan Laporta i cili ishte shtatë vjet president i klubit blaugranas, dhe pritet që t’i bashkohet listës së kandidatëve më datën 30 nëntor. 

(Kosova Sot Online )