“Më i miri ishte Reali, sot është Bayerni”

  • S.A /
  • 13 November 2020 - 10:30
“Më i miri ishte Reali, sot është Bayerni”

Toni Kroos, futbollisti i Real Madridit, nuk ka asnjë dyshim se aktualisht, Bayern Munich, është klubi më i mirë në botë.

Bayerni rrëmbeu tripletën sezonin e kaluar pasi triumfoi edhe në Champions League, teksa i mungon vetëm edhe Kupa e Botës për Klube për të fituar edhe titullin e gjashtë për vitin 2020.

“Mund të them, pa asnjë dyshim, për mua Bayerni është më i miri muajve të fundit. Nuk kam asnjë dyshim. Real Madridi ka përjetuar disa vite kështu, dhe e dimë se është e vështirë. Është e pamundur të fitosh gjithmonë”, tha ai.

“Real Madridi ishte ekipi më i mirë për shumë vite, tani është Bayerni. Nëse i shikoni si luajnë muajt e fundit, s’ka ndeshje që nuk shënojnë të paktën katër gola. E fituan Ligën e Kampionëve dhe kur e fiton këtë, për mua je më i miri sepse është gara më e vështirë”.

(Kosova Sot Online )