Alaba në bisedime me gjigantin e Premierligës

  • A.P /
  • 29 November 2020 - 10:06
Alaba në bisedime me gjigantin e Premierligës

Duket se David Alaba mund ta vazhdojë karrierën në Premierligë, pas dështimit të arrijë marrëveshje për vazhdimin e qëndrimit në Bayern Munich.

Mbrojtësi austriak, kontrata e të cilit me Bayernin mbaron në verë, kërkohet edhe nga Juventus, PSG dhe Real Madrid.

Megjithatë, duket se menaxheri i tij Pini Zahavi ka nisur kontaktet e para me Chelsean dhe shumë shpejt mund të takohet me drejtuesit e londinezëve për të negociuar kontratën që do ta lidhte me të kaltrit e Londrës.

Sipas gazetës gjermane Bild, Alaba me gjasë do t’i bashkohet Chelseat.

Alaba dhe Bayerni e kishin një verë të gjatë pa arritur të gjenin gjuhë të përbashkët për vazhdimin e marrëveshjes.

Duket se mospajtimet që kanë çuar drejt dështimit të marrëveshjes ishin kërkesat e larta për pagë të austriakut. 

(Kosova Sot Online)