Davies gati për t’u kthyer në Ligën e Kampionëve

  • A.P /
  • 08 December 2020 - 17:54
Davies gati për t’u kthyer në Ligën e Kampionëve

Hansi Flick ka konfirmuar që mbrojtësi i krahut, kanadezi Alphonso Davies është në skuadër dhe mund të luajë në Allianz Arena nesër

Alphonso Davies është kthyer në skuadër të Bayern Munich pas rikuperimit nga lëndimi në gju dhe mund të luajë nesër në Ligën e Kampionëve.

Davies i ka munguar Bayernit në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat derisa ishte duke punuar në rikthim të plotë me skuadrën e fitnesit.

20 vjeçari kishte pësuar një lëndim gjatë fitores kundër  Eintracht Frankfurt 5-0 në tetor dhe ka bërë një rehabilitim prapa skenave.

“Alphonso Davies do të kthehet në skuadër nesër, e cila gjë është një lajm i mirë”, ka thënë flick për gazetarët para se skuadra e tij ta luajë ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve.

“Po planifikojmë të luajmë me të, por ende nuk e kemi vendosur a do të startojmë nga banka apo nga fillimi”.

(Kosova Sot Online)