Barça e do talentin e Marseille në vend të Pique

  • S.A /
  • 12 December 2020 - 09:03
Barça e do talentin e Marseille në vend të Pique

Boubacar Kamara ka rënë në radarin e Barcelonës.

Gerard Pique do të mungojë pothuajse për pjesën e mbetur të sezonit, pasi lëndoi ligamentet e gjurit në nëntor.

Barça është hedhur tani në sulm për të gjetur një zëvendësues dhe Boubacar Kamara është një objektiv sipas “Mundo Deportivo”.

Ronald Koeman e pëlqen shumë 21-vjeçarin, dhe është zgjedhja e parë nëse dështon blerja e Eric Garcia nga Manchester City.

Sido që të jetë, edhe City ka kohë që e monitoron Kamara vlera e të cilit është 29 milionë funte dhe në janar gjithçka mund të ndodhë.

(Kosova Sot Online )