Pirlo nuk e fal Moratën

  • S.A /
  • 17 December 2020 - 11:20
Pirlo nuk e fal Moratën

E papranueshme, kështu e konsideron Pirlo veprimin e Moratws.

Alvaro Morata është bërë temë diskutimi në Itali. Jo për sezonin që po zhvillon, pasi tani për tani numëron nëntë gola dhe pesë asistime, por për veprimin që bëri kundër Atalantës.

Juve mori vetëm një pikë në një ndeshje ku mundësitë ekzistuan, por i shpërdoruan ato si Alvaro Morata, ashtu edhe Cristiano Ronaldo.

Ish sulmuesi i Chelsea, Real Madrid dhe Atletico Madrid, kishte portën e boshatisur në minutat e para të takimit, por vendosi që golin ta shënojë më ndryshe, pak më veçantë – me thembër, diçka që nuk ia doli, dështoi keq.

Morata kishte mundësi për shumë zgjedhje, por vendosi mënyrën më të rrezikshme dhe si pasojë e kësaj, nuk shënoi.

“Humbja e Moratës më nervozoi, është diçka që nuk mund ta lejojmë. Këto mundësi mund ta drejtojnë ndeshjen në mënyra tjera. Duhet pasur një kthjelltësi për të bërë zgjedhjen e duhur dhe ai nuk e bëri. Përveç kësaj ai luajti një lojë të shkëlqyeshme”, tha Pirlo. 

(Kosova Sot Online )