Serie A: Ronaldo dhe Insigne më të dobët e javës, Handanovic dhe Gollini më të mirët

  • S.A /
  • 17 December 2020 - 11:09
Serie A: Ronaldo dhe Insigne më të dobët e javës, Handanovic dhe Gollini më të mirët

Portierët ishin protagonistët e javës së 12 në Serie A, pasi Wojciech Szczesny, Pierluigi Gollini dhe Samir Handanovic u votuan si lojtarët më të mirë të ditës së mërkurë.

Në të njëjtën kohë, gazetat e mëdha italiane, vlerësuan se Cristiano Ronaldo dhe Lorenzo Insigne ishin më të dobëtit e mbrëmjes.

Lojtari më i mirë i javës u zgjodh portieri i Atalantas Gollini, pasi e mori notën më të lartë nga mediat italiane. La Gazzetta dello Sport dhe Il Corriere dello Sport e vlerësuan me notën 8, ndërsa Tuttosport i dha notën 8.5.

Gollini e mbrojti penalltinë e Cristiano Ronaldos në pjesën e dytë, duke ia siguruar Atalantës një pikë kundër Juventusit.

Ndërsa, Ronaldo u vlerësuar si lojtari më i dobët i ndeshjes në Allianz Stadium.

Lojtari më i mirë i Juventusit ishte portieri Szczesny pasi bëri disa pritje të mrekullueshme dhe u vlerësua me notën 7.5.

Samir Handanovic ishte lojtari i ndeshjes në fitoren e Interit 1:0 kundër Napolit dhe u vlerësuar me notën 8 nga mediat italiane.

Notat e pesë lojtarëve më të mirë të javës së 12-të në Serie A

Pierluigi Gollini (Atalanta): 8,1

Samir Handanovic (Inter): 8

 Mattia Destro (Genoa): 7,3

 Wojciech Szczesny (Juventus): 7,1

 Franck Ribery (Fiorentina): 7,1

Notat e pesë lojtarëve më të dobët të javës së 12-të në Serie A

Lorenzo Insigne (Napoli): 4,6

Cristiano Ronaldo (Juventus): 4,8

Rafael Leao (Milan): 4,8

Yann Karamoh (Parma): 5

Matteo Lovato (Hellas Verona): 5,1

(Kosova Sot Online )