Mertens do të mungojë tri javë

  • A.P /
  • 17 December 2020 - 18:49
Mertens do të mungojë tri javë

Napoli ka lajmëruar që Dries Mertens do të jetë jashtë për tri javë pasi që ka një lëndim në gju

Sulmuesi i zëvendësua me Andrea Petagnan gjatë hubjes prej 1-0 kundër Interit në San Siro mbrëmë dhe klubi ka konfirmuar se lojtari ka bërë sot testet në klinikën Pineta Grande.

Në një deklaratë, Napoli ka konfirmuar që lojtari do të “jetë gati pas tri javëve” pasi që Mertens ka “lëndim të parë dhe të dytë” por nuk ka dëmtuar ligamentet e gjurit të majtë.

Sulmuesi i Azzurri tashmë “ka filluar rehabilitimin” dhe klubi ka konfirmuar që ai do të vazhdojë terapinë gjatë Krishtlindjeve.

Mertens do të mungojë në katër ndeshje, përfshirë udhëtimin e tij në Lazio dhe ndeshjen në shtëpi kundër Torinos para Krishtlindjes.

Napoli e ka rivlerësuar lëndimin në tri javë, që do të thotë se ai do të mungojë në dy ndeshjet e para të 2021-ës po ashtu, me një udhëtim në Cagliari më 3 janar dhe ndeshje në shtëpi kundër Spezia tri ditë më vonë. 

(Kosova Sot Online)