Eto’o shpërthen kundër “France Football: “Ne afrikanët nuk ekzistojmë”

  • G.G /
  • 18 December 2020 - 13:48
Eto’o shpërthen kundër “France Football: “Ne afrikanët nuk ekzistojmë”

Pak ditë më parë “France Football” publikoi tre formacionet më të mirë të historisë së futbollit, të cilët u përcaktuan nga votat e 140 gazetarëve.

Për të futur më të mirët e historisë kurrsesi nuk mjaftojnë tre formacione, por një nga elementet që ra më shumë në sy ishte fakti se asnjëri prej këtyre 33 lojtarëve nuk ishte nga Afrika.

Ky fakt ka inatosur jo pak një nga më të mirët e historisë nga Afrika, Samuel Eto’o.

Si gjithmonë ai nuk rezervohet kur ka diçka për të thënë dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe në këtë rast.

Në Twitter, në një postim ku janë shfaqur tre formacionet më të mirë, Eto’o ka shkruar: “Në afrikanët nuk ekzistojmë”.

Nga Afrika gjatë të shkuarës ka spikatur George Weah por edhe vetë Eto’o apo edhe Didier Drogba.

Ky reagim vjen pas të tjerash polemika të Eto’o me “France Football”.

Në nominimet e shpallura “France Football” e vendosi në listën e sulmuesve të djathtë kamerunasin dhe ai e quajti të papranueshëm këtë veprim.

Shumicën e kohës Eto’o ka luajtur si qendërsulmues i cili ka pasur një karrierë të gjatë teksa ka fituar gjithçka si me Barcelonën e Guardiolës, ashtu edhe me Interin e Mourinhos.

(Kosova Sot Online)