Loja e Arsenalit nuk këqyret me sy – thotë legjenda e Manchester Unitedit

  • S.A /
  • 22 December 2020 - 16:22
Loja e Arsenalit nuk këqyret me sy – thotë legjenda e Manchester Unitedit

Gary Neville beson se çdo gjë po shkon keq për Arsenalin në të njëjtën kohë, por thotë se trajneri Mikel Arteta duhet të fillojë t’i rregullojë gjërat duke e bërë përsëri argëtuese lojën e tij.

Arsenali ka mbetur me vetëm 14 pikë nga 14 ndeshje pas humbjes kundër Evertonit 2:1 të shtunën, duke e regjistruar rekordin më të keq që prej sezonit 1974/75.

Arteta e festoi njëvjetorin e emërimit trajner i Arsenalit me pesë disfata dhe dy barazime në shtatë ndeshjet e fundit në Premierligë.

Në një analizë të lojës së Arsenalit për Sky Sports, Neville tha se topçinjtë bëjnë lojë të mërzitshme për sy dhe këmbënguli se hapi i parë drejt kthimit në binarë është duke i bërë lojtarët ta dashurojnë futbollin përsëri.

“Mendoj se Mikel Arteta duhet ta bëjë një gjë në javët e ardhshme: rezultate mund të mos korrë e as paraqitje të mirë, por duhet t’i bëjë lojtarët të kënaqen në fushë. Në këtë çast, ata nuk po e kënaqen në fushë”, tha Neville.

“Skuadra e Artetës duket solide dhe e qëndrueshme por bën lojë të mërzitshme. Dikur thosha se në Old Trafford mund të fitosh, të humbësh, por kurrë të mërzitesh pse shkove ta shikosh lojë atje”.

(Kosova Sot Online )