Arsenali e gjen zëvendësuesin e Ozilit

  • A.P /
  • 28 December 2020 - 12:55
Arsenali e gjen zëvendësuesin e Ozilit

Merkato e janarit shërben për shumë lojtarë të pakënaqur apo që duan të luajnë më shumë, që të gjejnë një ekip të ri për të treguar vlerat e tyre.

I tillë është edhe rasti i Julian Brandt, i cili ndihet mirë te Dortmund por nuk është titullar fiks.

Për fantazistin gjerman ka një interes konkret nga Arsenali të cilët nëse lirohen që në janar nga Mesut Ozil dhe paga e tij stratosferike do të hidhen në sulm për 24-vjeçarin që vlerësohet të paktën 35 milionë euro.

(Kosova Sot Online)