Milani dhe Arsenali në garë për talentin e Barcelonës

  • S.A /
  • 29 December 2020 - 10:16
Milani dhe Arsenali në garë për talentin e Barcelonës

Milani është i interesuar për shërbimet e Riqui Puig, të cilin dëshiron ta huazojë nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Milani dhe Arsenali janë në garë për mesfushorin Riqui Puig, i cili është i padëshirueshëm nga trajneri i Barcelonës Ronald Koeman.

Së fundmi garës për shërbimet e talentit 21-vjeçar i është futur edhe skuadra angleze, Arsenal.

Puig ende nuk ka arritur të fitojë besimin e trajnerit të ri të Barçës, Ronald Koeman, përderisa është aktivizuar vetëm tre minuta në La Liga këtë sezon.

21-vjeçari po bën presion që të huazohet gjatë janarit te një skuadër tjetër, pasi që ai dëshiron të luajë dhe të tregojë aftësitë e tij.

Arsenal ka dërguar skautë për të përcjellë spanjollin, pasi ata mund të shohin atë edhe si një alternativ të Houssem Aouar dhe Julian Brandt.

(Kosova Sot Online )