Kush është FC Barcelona, kundërshtari i Prishtinës në Champions League

  • S.A /
  • 15 janar 2021 - 09:55
Kush është FC Barcelona, kundërshtari i Prishtinës në Champions League

Sonte me fillim nga ora 18:30, FC Prishtina do të përballet me Barcelonën në futsall, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Seksioni i futsallit zyrtarisht u zbulua në shtator të vitit 1978, kurse dy vite më parë Barcelona kishte krijuar ekipin e tyre në këtë sport. Ishte një grup ish-futbollistësh profesionistë që filluan të luanin ndeshje futsalli. Në turneun e parë zyrtar, The Christmas Trophy, Barça luajti dhe u bë kampione.

Në shtator të vitit 1978, FC Barcelona formoi zyrtarisht seksionin dhe u bashkua me Divizionin e Tretë Katalanas. Loja e ekipit ishte spektakolare dhe pas një sezoni të shkëlqyeshëm, ata u ngjitën një kategori më lartë. Pastaj, po aq shpejt, ata kaluan nga Divizioni i Dytë në të Divizionin e Parë. Barcelona arriti të bëhej kampione në dy sezonet e para në elitë.

Nga titujt madhorë, FC Barcelona ka katër tituj të ligës, tri herë kanë triumfuar në Ligën e Kampionëve, pesë herë fituese e Superkupës së Spanjës dhe shtatë herë fituese e Copa Del Rey.

Sezonin e kaluar, ata e fituan Ligën e Kampionëve dhe janë aktualisht kampion në fuqi, kurse sonte përballen me ekipin e Prishtinës në Barcelonë.

(Kosova Sot Online )