Liverpooli interesohet për mesfushorin e Interit

  • A.P /
  • 18 January 2021 - 20:52
Liverpooli interesohet për mesfushorin e Interit

Skuadra angleze, Liverpool ka shafqur interesimin për ta transferuar mesfushorin e Interit, Nicolo Barella.

Barella po tregon formë fantastike me “Nerazzurët” teksa ka shënuar dy gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 18 ndeshjet në Serie A këtë edicion.

Barella u transferua vitin e kaluar në Inter nga Cagliari, kurse paraprakisht kishte qenë në huazim tek ekipi nga Milano, duke bindur drejtuesit ta blejnë kartonin e tij.

Interi po tregon formë të mirë këtë edicion teksa gjendet në vendin e dytë me 39 pikë, një më pak se Milani, kurse s’ka dyshim që Barella ka patur impakt në këto rezultate të klubit italian. 

(Kosova Sot Online)