Leicester e dëshiron Eriksenin

  • A.P /
  • 22 January 2021 - 19:04
Leicester e dëshiron Eriksenin

Leicester janë duke tentuar për të transferuar Christian Eriksenin e Interit në formë huazimit edhe pse paga mësohet që mbetet njëra prej pengesave kryesor për “Dhelprat”

Daily Mail kanë raportuar për interesin e Leicester dhe Sky Sport ka konfirmuar se “Dhelprat” kanë filluar kontaktet me zikaltërit për një huazim të mundshëm të danezit.

Por, Sky Sport ka treguar se paga e tij prej 300 000 euro në javë ka bërë që skuadra angleze të zbrapsët pasi që ata kërkojnë që atij ti jepet një pagë më e vogël.

Por, transferimi nuk është përjashtuar, pasi që Leicester po kërkojnë zëvendësim për Dennis Praet.

(Kosova Sot Online)