
Juventusi e refuzoi ofertën e Liverpool për Demiral

Juventusi raportohet se ka refuzuar një ofertë mbi 57 milionë euro nga Liverpool për të nënshkruar me mbrojtësin Merih Demiral gjatë afatit kalimtar të janar
Sipas Sport Mediaset, porpozimi kishte ardhur në fund të afatit kalimtar.
Liverpool është duke vuajtur me një seri lëndimesh të futbollistëve të mbrojtës, përfshirë këtu Virgil van Dijk, kurse Liverpool edhe më parë janë interesuar për Demiral.
Turku sapo është rikuperuar nga lëndimi i ligamenteve të kryqëzuara.
Edhe pse vuan për të luajtur në Juve, bardhezinjtë nuk dëshirojnë ta lejojnë Demiralin të largohet.
(Kosova Sot Online)