Ramsey do të largohet nga Juve për t’u kthyer në Angli

  • S.A /
  • 05 February 2021 - 15:09
Ramsey do të largohet nga Juve për t’u kthyer në Angli

Klubi londinez ia ka vënë syrin ish-futbollistit të Arsenalit, i cili mund të largohet nga Juventusi gjatë verës që vjen. Aaron Ramsey mund të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori ofanziv nuk e ka gjetur veten sa duhet në futbollin italian dhe nuk përjashtohet mundësia e një rikthimi të tij të mundshëm në Premierligë. Përfaqësuesi uellsian në të kaluarën kishte luajtur me sukses në Arsenal, prej nga ishte transferuar tek “Zonja e Vjetër”. Por, mediat italiane shkruajnë se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në Serie A. Tottenhami ka shprehur interesim për futbollistin kreativ. Përkundër faktit se ai e ka një të kaluar tek rivali i “Spurs”, Arsenali, Jose Mourinho nuk e ka ndërmend të heq dorë nga futbollisti.

(Kosova Sot  Online )