Lazio me njoftim zyrtar për Thomas Strakoshën

  • S.A /
  • 05 February 2021 - 15:01
Lazio me njoftim zyrtar për Thomas Strakoshën

Nuk është periudhë e lehtë për Thomas Strakoshën. Portieri i Lazios ka mbetur jashtë skuadrës për shkak të një problemi në gju. Në orët e fundit, kanë qarkulluar zëra në lidhje me një operacion të mundshëm, por që janë mohuar menjëherë nga vetë klubi kryeqytetas nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

“Gardiani” kuqezi ndoshta do të humbasë edhe ndeshjen kundër Cagliarit, por shumë shpejt do të kthehet të luftojë me Reinan për rolin e titullarit të portës.

 Qëndrimi i Lazios për Strakoshën

“Duke iu referuar disa lajmeve, që gjithashtu u shfaqën në gazetat e sotme, duhet të theksohet se Thomas Strakosha shfaqi ditët e fundit një traumë në gjurin e tij të djathtë. Aktualisht, ekzaminimet instrumentale dhe klinike kanë përjashtuar nevojën e ndërhyrjes kirurgjikale. Lojtari i është nënshtruar trajtimit konservator për t’u rehabilituar. Portieri bardhekaltër po monitorohet çdo ditë për të vlerësuar kohën e rifillimit të aktivitetit. Skenarët e tjerë nuk kanë asnjë bazë. Ekziston një marrëdhënie respekti reciprok dhe absolut midis lojtarit dhe klubit. besimi, për profesionalizmin që lojtari ka treguar gjithmonë në skuadrën bardhekaltër”.

(Kosova Sot Online )