Sa keq që s’ka VAR në FA Cup!

  • S.A /
  • 12 February 2021 - 10:44
Sa keq që s’ka VAR në FA Cup!

Chelsea është kualifikuar në çerekfinale tw FA Cup me një gol në pozitë jashtë loje.

Chelsea ia doli të kalojë në fazën çerekfinale të Fa Cup, pasi triumfoi me rezultatin minimal 0-1 në udhëtim te Barnsley.

Londinezët kontrolluan ndeshjen, por krijuan shumë pak raste për shënim, megjithatë gjetën golin me anë të Tammy Abraham në pjesën e dytë të ndeshjes.

Por, goli nuk do të ishte pranuar nëse do të ekzistonte VAR-i edhe në FA Cup.

Abraham ishte më i avancuar kur pranoi topin nga James, por gjyqtari anësor nuk e pa këtë dhe kështu, goli u pranuar, që kualifikoi Chelsean në rundin tjetër. 

Image

(Kosova Sot Online )