Aubameyang: Kam kaluar nëpër një periudhë shumë të vështirë

  • S.A /
  • 15 February 2021 - 08:40
Aubameyang: Kam kaluar nëpër një periudhë shumë të vështirë

Pierre-Emerick Aubameyang e ka falënderuar Arsenalin që i ka ndihmuar ta kalojë një periudhë të vështirë, pas het-trikut që e shënoi në fitoren bindëse të topçinjve ndaj Leeds në Emirates.

Sulmuesi 31-vjeçar mungoi në dy ndeshje të Arsenalit në fund të janarit, për shkak se kishte nënën e sëmurë, 

Ai është rikthyer tani dhe ka treguar formë të lartë, duke e realizuar het-trikun e parë në Premierligë, në fitoren e Arsenalit 4:2 kundër Leeds.

“Të gjithë na kanë dhuruar shumë dashuri mua, nënës dhe familjes sime”, tha Aubameyang për Sky Sport.

“Dua t’i falënderoj të gjithë në klub dhe tifozët”, shtoi ai.

“Ky het-trik do të thotë shumë për mua. Unë jam person që gjithmonë punon fort. Ka qenë një periudhë e vështirë për mua”, nënvizoi ai. 

(Kosova Sot Online )