20 fitore me radhë për Manchester Cityn

  • S.A /
  • 27 February 2021 - 16:46
20 fitore me radhë për Manchester Cityn

Manchester City e ka mposhtur 2-1 West Ham Unitedin. Ruben Dias në minutën e 30-të dhe John Stones në atë të 68-të shënuan për vendasit, që shkuan në 20 fitore me radhë.

Tjetër ndeshje, tjetër fitore për Manchester Cityn.

Të besuarit e Pep Guardiolës kanë shkuar në 20 fitore me radhë në të gjitha garat, pasi të shtunën triumfuan 2-1 në Premierligë kundër West Ham United.

Ruben Dias në minutën e 30-të dhe John Stones në atë të 68-të shënuan për vendasit, derisa për West Hamin shënoi Michail Antonio për të barazuar rezultatin 1-1, para se vendasit në pjesën e dytë të shënojnë golin e tri pikëve.

Kjo është fitorja e 20-të me radhë dhe tani City ka shkuar në kuotën e 62 pikëve, 13 më shumë se ndjekësi më i afërt, Manchester United.

(Kosova Sot Online )