Interi e zgjedh pasardhësin e Handanovicit

  • S.A /
  • 05 March 2021 - 15:51
Interi e zgjedh pasardhësin e Handanovicit

“Nerazzurri” e kanë gjetur tashmë pasardhësin ideal të portierit aktual, Samir Handanovic. Ai është Mattia Perin

Interi e ka gjetur tashmë portierin e ri.

“Nerazzurri” deri tash ishin në kërkim të pasardhësit të Samir Handanovicit, i cili po shkon drejt fundit të karrierës.

Dhe, portali “InterLive” raporton se lideri i Serie A ia ka mësyrë portierit Mattia Perin.

Aktualisht, 28 vjeçari është i huazuar në Genoa nga Juventusi,.

“Bianconeri” nga ana e tyre janë të gatshëm ta shesin përfaqësuesin italian.

Interi nga ana e tij po mendon ta ofrojë mesfushorin ofanziv Matias Vecino në këmbim te portierit.

Perin ka shkëlqyer në sezonet e fundit në futbollin italian. 

(Kosova Sot Online )